U nis për të ndjekur Anglinë në Botëror, 65-vjeçari humbi kontaktet për 10 ditë dhe përfundoi në kërkim nga Interpoli

Një udhëtim që pritej të ishte i zakonshëm për të ndjekur Kombëtaren e Anglisë në Kupën e Botës, përfundoi në një ngjarje të pazakontë që vuri në alarm familjen, autoritetet dhe madje edhe Interpolin.

Michael Hewitt, 65 vjeç, një mbështetës i zjarrtë i Leeds United, ishte nisur drejt Shteteve të Bashkuara për të parë ndeshjen e Anglisë kundër Ganës. Por para se të mbërrinte në destinacion, ai ndaloi në Barcelonë, aty ku ngjarjet morën një rrjedhë të papritur.

Të lidhura

None found

Kontakti i fundit i familjarëve me të ishte më 21 qershor, një ditë pasi ai ishte larguar me avion nga Britania e Madhe. Që nga ai çast, nuk pati më asnjë komunikim.

Më pas u bë e ditur se Hewitt kishte humbur telefonin sapo mbërriti në Barcelonë. Në të ndodheshin biletat e udhëtimit, kontaktet e familjes dhe të gjitha të dhënat që i duheshin për të vijuar itinerarin.

I mbetur pa telefon dhe pa mundësi për të kontaktuar njeri, ai humbi fluturimin pasues dhe mbeti në Spanjë. Vëllai i tij, Gary Hewitt, tha se e gjithë situata ishte shumë më pak dramatike nga sa e kishte imagjinuar familja.

“Ai e humbi telefonin menjëherë pasi mbërriti në Barcelonë dhe nuk dinte përmendësh asnjë nga numrat që kishte të ruajtur”.

“Ai kishte ende pasaportën dhe paratë me vete, ndaj mendoi se ambasada nuk do të mund ta ndihmonte”, tha ai.

Në Britaninë e Madhe, ndërkohë, familja po kalonte momente paniku. Pas disa fotove të publikuara nga një lokal në Barcelonë, nuk pati më asnjë shenjë prej tij.

Rasti iu referua autoriteteve britanike dhe në operacionin e kërkimit u përfshi edhe Interpoli. Po ashtu, në rrjetet sociale u publikuan thirrje për këdo që mund ta kishte parë në Barcelonë.

Në mënyrë ironike, vetë Hewitt nuk ishte fare në dijeni se ishte raportuar si person i zhdukur. I privuar nga telefoni dhe interneti, ai vijoi të kalonte kohën në Barcelonë, duke parë ndeshjet e Anglisë në bare dhe duke pritur të gjente një zgjidhje.

Ngjarja mori fund kur një polic jashtë detyrës, që ndodhej me pushime në Barcelonë, e njohu rastësisht në një lokal dhe lajmëroi autoritetet.

Për fat, 65-vjeçari u gjet në gjendje të mirë shëndetësore, duke i dhënë fund 10 ditëve ankthi për familjen e tij.

Sipas raportimeve, edhe pas gjithë kësaj aventure, ai nuk planifikonte të largohej menjëherë nga Barcelona, pasi donte të qëndronte për të ndjekur edhe ndeshjen e ardhshme të Anglisë në Kupën e Botës.

https://x.com/lufcprog/status/2072397908251459769


en çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkPiabellacasinoHoliganbetjojobetultrabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetbetkolikjojobetKickmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetHoliganbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetPerabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibombetistbetcio