Skënderbeu afron Victor Braga, mesfushorin me vlerë 250 mijë euro dhe ish-lojtarin e Santos

Skënderbeu ka zyrtarizuar afrimin e Victor Braga, i cili bëhet lojtari më i ri i skuadrës korçare. Mesfushori brazilian 25-vjeçar vjen pas eksperiencës së tij të fundit në Kazakistan me Tobol Kostanay dhe tashmë ka zgjedhur të vazhdojë karrierën në Kategorinë Superiore të Shqipërisë.

Gjatë karrierës së tij, Braga ka luajtur në Kazakistan jo vetëm me Tobol Kostanay, por edhe me Zhetysu, Ordabasy dhe Maktaaral. Ndërkohë, në Hungari ka qenë pjesë e Debrecen, ndërsa në Brazil është aktivizuar me Avenida, Santa Cruz, Londrina PR dhe Santos B.

Të lidhura

None found

Futbollisti brazilian ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me klubin, ndërsa marrëveshja përfshin edhe opsionin e rinovimit për një tjetër sezon. Sipas “Transfermarkt”, vlera e tij aktuale është 250 mijë euro.

“Victor Braga është lojtari më i ri që i bashkohet klubit, mesfushori brazilian 24-vjeçar, vjen pas eksperiencave në Kazakistan dhe Hungari, ku ka qenë pjesë e klubeve si Tobol dhe Debrecen. Suksese”, shkruan klubi korçar.

https://www.facebook.com/reel/2029380157785012/
https://www.facebook.com/reel/2029380157785012/


Shtuar 4.07.2026 08:43

en çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkMilanobetHoliganbetJojobetultrabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetbetkolikbetosferKickmatbetlunabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetPadişahbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetPerabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibom