Lladrovci: Për Kosovën, nderimi ndaj SHBA-së nuk përfundon me 4 Korrikun

Në prag të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur mirënjohje për rolin historik që SHBA-ja ka pasur në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke vlerësuar se respekti për aleatin kryesor të vendit nuk duhet të lidhet vetëm me një datë festive.

Të lidhura

None found

Përmes një reagimi publik, Lladrovci tha se për qytetarët e Kosovës, Amerika nuk shihet thjesht si një shtet mik, por si vetë burimi i lirisë.

Ta ndjesh Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), në shtetin më proamerikan në botë, nuk është aq e thjeshtë. Nuk është e thjeshtë, sepse qytetarët e Kosovës, te Amerika, nuk e shohin vetëm shtetin aleat, por vet krijuesin e lirisë, në Kosovë dhe në botë. Sigurisht, ka shtete e mendësi të caktuara, të cilat nuk e mendojnë kështu, ndërsa ne, shtetasit e Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi, nuk kemi asnjë dyshim se ShBA është vet liria”, ka shkruar ai.

Sipas tij, ka të rinj dhe përfaqësues të gjeneratave më të reja që nuk e ndjejnë me të njëjtën peshë rëndësinë e SHBA-së, ndërsa shtoi se falënderimi për aleatin historik nuk duhet parë si servilizëm.

Mbase, te disa të rinj që dalin në media apo pjesëtarë të gjeneratave të reja nuk ua ngroh shumë zemrën sa duhet kur thuhet ‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës’, ndërsa lavdërimi i përjetshëm për aleatin tonë historik nga ata që e përjetuan robërinë dhe lirinë, disave ju duket servilizëm. Për më keq, mirënjohja dhe falënderimi për aleatin tonë historik, për dorën e kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës, ju duket e fryrë”, u shpreh ai.

Lladrovci përmendi edhe ngjarje historike që, sipas tij, dëshmojnë lidhjen e hershme miqësore mes shqiptarëve dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kur e mendoj se si u zhvillua historia jonë, kronologjia e një marrëdhënieje, nga shekulli i 19-të, veçanërisht nga Presidenti Wilson, Lufta e Dytë Botërore, vlerësimet për shqiptarët në kohën e ‘mbledhjes së armëve’, Kushtetuta e vitit 1974, ardhja e kongresmenëve në Prishtinë më 1990, ngritja e flamurit te ‘Zyra e Informimit’ në Prishtinë e deri te lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është tregim i një miqësie sa krenare për neve, aq edhe historike”, tha Lladrovci.

Ai theksoi se nderimi për SHBA-në duhet të jetë i vazhdueshëm dhe jo vetëm në ditën e 4 Korrikut.

“Katër Korriku është nesër dhe pastaj vjen Pesë Korriku e vijon deri në përvjetorin tjetër, por mua, besoj edhe të tjerëve si unë që ishim në gjendje të japim çdo gjë për lirinë e Kosovës, nderimi për Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës vazhdon çdo ditë, çdo ditë të vitit”, shtoi Lladrovci.


Shtuar 3.07.2026 17:54

betparkbetpark girişen çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkcasibomHoliganbetjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetinterbahisjojobetMadridbetMadridbetMadridbetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet giriş