Klubi i Elbasanit ka bërë publik një njoftim në rrjetet sociale për tifozët, duke dhënë detaje mbi biletat për përballjen ndaj BATE Borisov.
Kjo ndeshje i takon raundit të parë kualifikues të Conference League dhe është planifikuar të luhet të martën, në orën 20:00, në stadiumin “Elbasan Arena”. Për nënkampionët e Superiores, ky duel përkon edhe me sfidën e parë europiane.
Të lidhura
None found
Çmimi më i ulët i biletës është 200 lekë të rinj për tribunën C. Ndërkohë, biletat në tribunat E, D dhe F kushtojnë 300 lekë të rinj, ndërsa për tribunën e miqve, që i korrespondon G3, çmimi është 500 lekë të rinj.
Sa u takon sektorëve të tjerë, në tribunat A dhe B bileta shitet me 1000 lekë të rinj, në tribunën B3 me 2000 lekë të rinj, ndërsa në VIP me 3000 lekë të rinj.
