Pas largimit të papritur nga Elbasani, Xhonatan Lajthia është shumë pranë firmës me Dibba SCC, skuadër me të cilën pritet të vazhdojë karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Të lidhura
None found
Për sulmuesin 27-vjeçar kjo do të jetë aventura e parë jashtë Shqipërisë, madje edhe përtej Evropës. Klubi i tij i ri i mundshëm, Dibba SCC, njihet ndryshe edhe si “ekipi blu”.
Skuadra e Dibba SCC garon në ligën e parë, pra në elitën e futbollit në EBA. Ndërkohë, Lajthia vjen pas një sezoni pozitiv në “Abissnet Superiore” me fanellën e Elbasanit.
Gjatë edicionit që sapo u mbyll, lojtari i krahut të sulmit realizoi 13 gola dhe dha edhe një asist.





