Pas përfundimit me sukses të një përgatitjeje katërvjeçare akademike, ushtarake dhe në lidership, 12 oficerë të rinj i janë shtuar Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Diplomimi i tyre u zhvillua në kazermën “Adem Jashari”, ku u theksua roli që ata pritet të kenë si drejtues të ardhshëm të ushtrisë së Kosovës.
Të lidhura
None found
Lajmin e bëri të ditur kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Ai tha se kjo është një ditë krenarie për shtetin, pasi në kazermën që mban emrin e kryekomandantit të UÇK-së, Adem Jashari, diplomuan disa prej udhëheqësve të ardhshëm të ushtrisë sonë.
