Sopoti ka vendosur t’i besojë edhe për sezonin e ri Rrahman Hallaçit, i cili do të mbetet në drejtimin e ekipit. Pas arritjes së ngjitjes në Kategorinë e Parë, klubi nga Librazhdi ka zgjedhur të vazhdojë bashkëpunimin me teknikun 47-vjeçar.
“Rikonfirmuam në krye të pankinës së Sopotit trajnerin Rrahman Hallaci. Puna e mirë e bërë sezonin e kaluar dhe suksesi i arritur na bindën se ky bashkëpunim duhet të vazhdojë, me synimin për arritje të tjera në sezonin e ri”, shkruan klubi i Sopotit.
Të lidhura
None found
Hallaçi mori drejtimin e Sopotit në gusht të vitit 2025 dhe më pas arriti të befasojë të gjithë. Përpara kësaj eksperience, 47-vjeçari ka qenë trajner i Kukësit dhe Ilirisë së Fushë-Krujës.
