Në Selanik është vënë në pranga një 43-vjeçar, i cili dyshohet se u përpoq të godiste mbesën e tij 9-vjeçare me një zinxhir qeni, ndërsa ndodheshin në një park në zonën e Kalamarisë.
Të lidhura
None found
Sipas të dhënave të policisë, episodi ka ndodhur pasditen e së enjtes dhe është denoncuar menjëherë pranë autoriteteve.
Pas kallëzimit, policët e Komisariatit të Policisë së Kalamarisë kryen arrestimin e 43-vjeçarit, ndërsa ndaj tij është hapur çështje penale. Ndërkohë, autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit.
