Një person ka humbur jetën dhe 15 të tjerë janë regjistruar pozitivë me COVID-19 në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shëruar edhe 11 pacientë.
Numri i personave të vdekur që nga fillimi i pandemisë është 2.265, i të infektuarve 107.921, derisa të shëruar janë 105.549./albeu.com