Qytetarët pjesëmarrës në protestën e zhvilluar paraditen e sotme përpara Kuvendit kanë ngritur akuza ndaj policisë, duke thënë se ndaj tyre është përdorur dhunë.
Një nga protestuesit bëri të ditur se tubimi nuk do të ndryshojë kurs dhe se do të vijojë në mënyrë paqësore.
Të lidhura
None found
Në deklaratën e tij, Ilir Xhemalaj u shpreh se protestuesit u ndeshën me forcën e policisë, por theksoi se reagimi i tyre nuk do të jetë i dhunshëm.
“Sot ky regjim gjakatar kërkoi të bënte kurban qindra protestues paqësorë që ishin ulur. Janë tërhequr zvarrë, janë dhunuar dhe dhjetëra janë arrestuar. Sot bisha komuniste donte gjak, por ne nuk do t’ia japim. Ne jemi ndryshe nga ata. Ne nuk duam gjak shqiptari. Do të luftojmë paqësisht derisa ky regjim të zhduket”, u shpreh protestuesi.
