Para Parlamentit, një protestuese akuzoi policinë për dhunë të rëndë ndaj babait të një fëmije me aftësi të kufizuara.
Sipas saj, ai kishte dalë në protestë sepse i duhet të udhëtojë në Francë për kurimin e djalit të tij, ndërsa pagesën e kujdestarisë nuk e kishte përfituar deri më sot, ditën kur qeveria e miratoi.
Të lidhura
None found
“Nëse një baba revoltohet sepse nuk ka ushqim për fëmijën e vet, nëse ngrihet sepse duhet ta çojë fëmijën në Francë për kurim, si është e mundur të mos e kuptojmë?
Policia e ka goditur deri sa humbi ndjenjat. Vetëm sot, pasi Altii u dhunua, kryeministri miratoi pagesën për kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara.
Turp kryeministër, bashkë me deputetët që rrini aty”, u shpreh ajo.
