FC Prishtina ka konfirmuar një tjetër afrim për edicionin e ri, teksa ka zyrtarizuar transferimin e portierit me përvojë, Artan Iljazi.
Të lidhura
None found
Iljazi, 27 vjeç dhe 191 centimetra i gjatë, vjen te skuadra pas angazhimit të tij të fundit me Ballkanin.
Portieri gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e klubeve të njohura nga Maqedonia e Veriut, si Shkëndija, Shkupi dhe Gostivari, duke krijuar kështu një bagazh të rëndësishëm në futbollin rajonal.
Menjëherë pas formalizimit të transferimit, Iljazi tha se ndihet i lumtur për hapin e ri në karrierën e tij.
“Jam shumë i lumtur që i bashkohem FC Prishtinës. Është nder të jem pjesë e klubit më të madh në vend. Falënderoj drejtuesit për besimin dhe premtoj se do të jap maksimumin në çdo ndeshje për këtë fanellë. Mezi pres të luaj para Plisave dhe së bashku të festojmë shumë suksese. Forca Prishtina!”, deklaroi ai.
Gjatë këtij afati kalimtar, Prishtina ka larguar portierët Ardit Nika dhe Agron Kolaj. //

