Koçeku reagon pas përplasjes para Kuvendit: Kur shteti mbetet pa argumente, i mbeten vetëm prangat dhe shkopi i gomës

Pas tensioneve që u shënuan sot përpara Kuvendit mes protestuesve, deputetëve dhe forcave të policisë, ka reaguar ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku.

Në një postim të publikuar në Facebook, Koçeku shprehet se ndaj protestuesve është ushtruar dhunë nga policia dhe thekson se një shtet që i përgjigjet pakënaqësisë qytetare me forcë, në të vërtetë tregon dobësinë e vet.

Të lidhura

None found

“Kam ndjekë me shqetësim sot dhunën policore të ushtrueme mbi protestuesit. Më vjen keq që i vetmi komunikim dhe mesazh politik që ky pushtet mundet me u ofru protestuesve asht dhuna.

Kur argumentet i mbarojnë nji shteti, mbesin vetëm shkopi i gomës, prangat dhe çizmja e policit.

Por asnji pushtet nuk e ka zgjatë jetën e vet tu i goditë qytetarët që kërkojnë me u dëgjue.

Merrni datat ma kyçe të historisë dhe do shihni se këtë e kena dëshmue çdo herë.

Nji shtet që zgjedh me iu përgjigjë pakënaqësisë qytetare me dhunë, nuk po demonstron forcë; po demonstron pafuqinë e vet për me bindë”, shkruan Koçeku.


Shtuar 2.07.2026 18:22

jojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetCasibomcasibomjojobetHoliganbetHoliganbetCasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobet