Ylli i Senegalit tërhiqet nga kombëtarja: “Nuk kthehem pa ndryshim të stafit”

Senegali i dha fund rrugëtimit në Kupën e Botës 2026 në mënyrë dramatike, pasi humbi 3-2 ndaj Belgjikës pas vazhdimeve në fazën e 1/16 së finales, megjithëse kishte krijuar një epërsi prej dy golash.

Të lidhura

None found

Përfaqësuesja afrikane mori komandën e ndeshjes falë golave të Habib Diarra dhe Ismaila Sarr, duke kaluar në avantazh 2-0.

Megjithatë, në minutat e fundit të kohës së rregullt, Belgjika reagoi dhe riktheu ekuilibrat me realizimet e Romelu Lukaku dhe Youri Tielemans, duke çuar sfidën në shtesë.

Në vazhdime, belgët vulosën përmbysjen me një penallti të shënuar nga Tielemans, e cila u dha pas ndërhyrjes së VAR-it për një faull të Lamine Camaras.

Menjëherë pas këtij eliminimi zhgënjyes, mesfushori i Senegalit, Pape Gueye, mori një qëndrim të prerë për të ardhmen e tij me ekipin kombëtar.

Futbollisti 27-vjeçar, që gjatë këtij Botërori shënoi dy gola, bëri të ditur se nuk do të vihet më në dispozicion të përfaqësueses për sa kohë stafi aktual teknik do të vazhdojë të jetë në detyrë.

“Do të rikthehem për t’ju thënë disa fjalë lidhur me eliminimin, por sot po ju njoftoj se për aq kohë sa ky staf teknik do të mbetet në detyrë, unë do të bëj një pushim nga kombëtarja”, shkroi Gueye në rrjetet sociale./


jojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetCasibomjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetCasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobet