Koçiu për incidentet në protestë: Çdokush që shkel ligjin do të përballet me drejtësinë

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar për ngjarjet e regjistruara gjatë protestës, ku policia përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve dhe arrestoi disa prej tyre, pasi u hodhën vezë në drejtim të disa deputetëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu dha mbështetjen e saj për Policinë e Shtetit dhe nënvizoi se çdo person që ka kaluar kufijtë e parashikuar nga ligji do të japë llogari para drejtësisë.

Të lidhura

None found

U desh shumë pak që kjo protestë të hiqte maskën. Nga pankartat me meme, te vezët, e më pas te dhuna dhe kaosi, pikërisht aty ku dukej se ishte planifikuar të mbërrinte që në fillim. Kjo nuk është më një protestë qytetare me kauza të drejta. Është i njëjti skenar i vjetër, i njëjti refren i konsumuar i një grupi vandalësh që i kanë mbetur peshqesh Shqipërisë, për t’u kujtuar shqiptarëve çdo ditë pse nuk duhet të kthehemi më pas te këto shembuj të shëmtuar. Mbështetje e plotë për Policinë e Shtetit në vendosjen e rendit dhe qetësisë publike. Kushdo që tejkalon kufijtë ligjorë do të mbajë përgjegjësi përpara drejtësisë.


Shtuar 2.07.2026 16:38