Policia publikon emrat e 12 efektivëve të lënduar në protestën para Parlamentit

Gjatë protestës që u mbajt për disa orë të enjten përpara Parlamentit, në kohën kur po zhvillohej seanca plenare, 12 punonjës policie pësuan dëmtime si pasojë e përplasjeve të dhunshme me protestuesit.

Në lidhje me incidentet, policia shoqëroi 18 persona, të cilët u dërguan në komisariatin nr.1 dhe nr.4.

Të lidhura

None found

Forcat e policisë përdorën gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën, pasi një grup protestuesish dëmtoi me mjete të forta një automjet të policisë.

Efektivët e dëmtuar gjatë protestës janë: Genajd Shypheja, 32 vjeç, Forca “Shqiponja”; Bashkim Qerana, 59 vjeç, Komisariati Nr. 2; Arjel Xhexha, 24 vjeç, Komisariati Nr. 2; Festim Kamberi, 53 vjeç, komandant grupi në Komisariatin Nr. 3; Alma Rexhepaj, 22 vjeçe, Komisariati Nr. 1; Dorjan Mena, 31 vjeç, Komisariati Nr. 5; Sjedi Peposhi, 57 vjeç, Komisariati Nr. 5; Daniel Pojani, 20 vjeç, Komisariati Nr. 3, dëmtim në dorë; Joan Trungu, shef seksioni te Shqiponjat; Andi Pelivani, 33 vjeç, efektiv te Shigjetat; Ermal Çeku, 29 vjeç, efektiv te Shigjetat; Elmas Guri, 34 vjeç, efektiv i Komisariatit Nr. 1.


Shtuar 2.07.2026 16:05