Protestuesit para Parlamentit kërkojnë me thirrje arrestimin e Belinda Ballukut

Protesta dhe tensionet në hyrje të Parlamentit vijojnë pa u zbutur, ndërsa këtë herë turma ka vënë në shënjestër një tjetër figurë të mazhorancës, Belinda Ballukun, e cila është e akuzuar nga SPAK.

Pasi deputetët u goditën me miell dhe vezë, protestuesit nisën të brohorisnin në kor, duke kërkuar vendosjen e prangave për ish-zëvendëskryeministren.

Të lidhura

None found

“Arresto Ballukun! Arresto Ballukun!”, ishin thirrjet që u dëgjuan me forcë në perimetrin e blinduar të Kuvendit, duke rritur edhe më tej akuzat për korrupsion ndaj zyrtarëve të lartë të mazhorancës.


Shtuar 2.07.2026 11:39