Protestuesja para Parlamentit: Rama, Balluku, Taulant Balla dhe deputetët të përgjigjen, të bashkohemi për t’i larguar

Tensionet para Parlamentit po vijojnë, ndërsa protestuesit janë mbledhur që në orët e para duke brohoritur: “Parlament i krimit, dorëzoni mandatet”.

Nga protesta, një grua u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen revoltës deri në rrëzimin e qeverisë.

Të lidhura

None found

“I bëj thirrje pensionistëve të mos bien pre për 50 mijë lekë të vjetra që u ka thënë se do t’u japë. U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen me ne, ta heqim zvarrë këtë kriminel. Edi Ramën, Ballukun, Taulant Ballën, të gjithë parlamentin të japin llogari. Të dalin këtu nëse nuk kanë futur duart në xhepin e popullit”, u shpreh protestuesja.

https://www.youtube.com/watch?v=bb-l6g60MQc

 


Shtuar 2.07.2026 11:23