Gjykata e Apelit në Tiranë, ka konfirmuar dënimin me 17 vite burg për Erjon Llapushin, i akuzuar për vrasjen e kamarierit Gazmend Kumaraku në ambientet e Bar-Restorant “Fish City”.
Vendimi i dhënë sot mban në fuqi atë të Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan, e cila e kishte dënuar pogradecarin Erjon Llapushi me 17 vite heqje lirie.
Të lidhura
None found
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2021, ndërsa që prej asaj kohe Llapushi vijon të jetë në kërkim.
Pavarësisht disa operacioneve të zhvilluara nga policia e Korccës dhe forcat RENEA për arrestimin e tij, Erjon Llapushi ka arritur sërish t’i shmanget kapjes.
