Trupi i pajetë i Lirim Ruhanit, i cili ishte raportuar i zhdukur, është gjetur në Liqenin e Batllavës.
Në pamjet e regjistruara nga liqeni shihet çasti kur ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me ekipet e Kërkim Shpëtimit, realizuan operacionin për nxjerrjen e trupit të 25-vjeçarit.
Të lidhura
None found
Kontrollet për gjetjen e tij kishin nisur që prej ditës së djeshme, pasi dyshohej se ai kishte rënë nga një mjet lundrues teksa ishte bashkë me familjen.
