Zjarr i madh në një pallat 10-katësh në Belgjikë, raportohen viktima dhe të plagosur

Disa njerëz kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar pasi një zjarr i fortë përfshiu një pallat 10-katësh në Antverp të Belgjikës.

Flakët nisën në katin e tetë të ndërtesës, në lagjen Linkeroever. Menjëherë mbi pallat u ngrit një shtyllë e madhe tymi të dendur, ndërsa ekipet e emergjencës u vunë në lëvizje për të nxjerrë banorët jashtë.

Të lidhura

None found

Një video e shpërndarë nga vendi i ngjarjes tregon çastin kur një banor zbret nga ballkoni i tij duke kaluar nga dritarja e një apartamenti pranë, në përpjekje për t’i shpëtuar tymit të zi.

Sipas policisë, në këtë pallat jetojnë më shumë se 200 persona.

“U detyruam të qëndronim të izoluar në apartament dhe pritëm në ballkon. Brigada e zjarrfikësve erdhi rreth 10 minuta më vonë dhe na shpëtoi nga ballkoni me anë të shkallëve të tyre”, u shpreh një nga banorët.

Hetimet janë në vazhdim për të zbuluar shkaqet e zjarrit dhe për të përcaktuar numrin e saktë të viktimave.


Shtuar 1.07.2026 13:18

casibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetmeritbetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio giriş