Përplasje në Komisionin e ‘Zgjedhores’, Manja i drejtohet Ivi Kasos me tone të ashpra: Mbylle gojën o legen, të kam dëgjuar fort

Në Komisionin për Reformën Zgjedhore ku për krimet zgjedhore po raportonte kreu i SPAK, Klodian Braho, ka pasur edhe momente tensioni mes socialsitëve dhe demokratëve.

Ulsi Manja, teksa kërkonte që mbledhja ti kthehej normalitetit është përplasur me deputetin e PD, Ivi Kaso, ndaj të cilët ka përdorur edhe fjalë fyese si “legen”

Të lidhura

None found

Pjesë nga debati:

Manja: Po shoh rendin e ditës dhe këtu bëhet fjalë për një seancë dëgjimore. Që mbledhja të rikthehet në normalitet, dua të them se javën e kaluar Prokurori ka raportuar në komisionin përgjegjës për veprimtarinë e tij. Të gjitha këto çështje janë trajtuar aty. Po ashtu, në datën 3 korrik do të paraqitet edhe drejtuesi i SPAK-ut për të raportuar mbi gjendjen e luftës kundër kriminalitetit. Për këtë arsye, unë mendoj, zoti Gjiknuri dhe zoti Bylykbashi, se i keni thirrur këtu për të dhënë ndonjë rekomandim lidhur me punën.

“Gjithçka është në rregull”, u dëgjua nga salla.

Manja: Më lini ta përfundoj unë. Këtu secili është i lirë. A ka mundësi, për procedurë? Zoti Gjiknuri dhe zoti Bylykbashi, a mund t’i referoheni saktësisht rendit të ditës? Do t’ju lutesha t’i qëndronit rendit të ditës. Mbylle gojën, o legen. Mbylle gojën, se të kam dëgjuar fort. A ka mundësi? Sepse vijmë këtu dhe bëjmë gjyqe.

Gjiknuri: Ne i kemi thirrur këtu për çështjet që lidhen me krimet zgjedhore. Nëse doni që kjo të jetë një seancë produktive, atëherë le t’i dëgjojmë.


Shtuar 1.07.2026 11:53

grandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetmeritbetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasperabetjojobet girişcasibomJojobetbetcio