Tragjedi nga zjarri në Derven pranë Selanikut, humbin jetën babai dhe djali, plagoset bashkëshortja

Një zjarr i përmasave të mëdha që shpërtheu pasditen e sotme në zonën e Dervenit, afër Selanikut, ka shkaktuar humbjen e jetës së një personi dhe plagosjen e një gruaje.

Vatra e zjarrit nisi rreth orës 14:30 në një sipërfaqe me shkurre dhe, për shkak të erërave dhe temperaturave të larta, mori me shpejtësi drejtimin e pyllit.

Të lidhura

None found

Flakët iu afruan fshatit Liti, çka bëri që autoritetet të japin urdhër për evakuimin e banorëve.

Për shkak të rrezikut, sistemi i emergjencës 112 dërgoi dy mesazhe paralajmëruese, ku ndër të tjera u kërkua që banorët e fshatit Liti të largoheshin menjëherë drejt stadiumit të zonës dhe të zbatonin udhëzimet e autoriteteve.

Sipas Shërbimit Zjarrfikës, viktima është një burrë, trupi i të cilit u zbulua në zonën pyjore mes Dervenit dhe fshatit Liti.

Pak më vonë, zjarrfikësit gjetën trupin e një 50-vjeçari që kishte humbur jetën nga flakët. Ndërsa kërkimet vijuan, autoritetet zbuluan edhe një trup tjetër, që dyshohet se i përket djalit 12-vjeçar të viktimës.

Gruaja e 50-vjeçarit, e cila sipas informacioneve po përpiqej të fikte zjarrin pranë shtëpisë së saj, pësoi djegie në trup dhe në duar. Ajo u nxor nga zjarrfikësit dhe më pas u dërgua me ambulancë në spital.

Deri në mbrëmje, në operacion nga ajri ishin angazhuar dhjetë avionë zjarrfikës dhe tre helikopterë për të përballuar zjarrin e madh që shpërtheu pasditen e së martës në Derven, pranë Selanikut.

Krahas mjeteve ajrore, në terren po marrin pjesë më shumë se 110 zjarrfikës, tre ekipe speciale të zjarrfikësve pyjorë dhe 36 mjete zjarrfikëse.

Forcat e policisë dhe shërbimet e urgjencës ndodhen gjithashtu në zonë, ndërsa përpjekjet e zjarrfikësve vijojnë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të mbrojtur zonat e banuara.

Gjatë gjithë pasdites, në qiellin mbi Selanik shiheshin avionët canadair që drejtoheshin nga deti pasi mbusheshin me ujë dhe më pas ktheheshin drejt zonës ku zjarri mbetet ende i pakontrolluar.

Shërbimi zjarrfikës ka bërë të ditur se gjatë 72 orëve të fundit janë raportuar dhjetëra vatra zjarri në zona të ndryshme të vendit.


Shtuar 30.06.2026 21:42

casibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetmeritbetjojobetMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetnakitbahisJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetbetciojojobet girişcasibomJojobetbetcio