Eurostat: 2 050 shqiptarë u rikthyen nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të 2026

Gjatë tre muajve të parë të vitit 2026, më shumë se 2 mijë shtetas shqiptarë janë kthyer nga vendet e Bashkimit Evropian. Shifrat e publikuara nga Eurostat e vendosin Shqipërinë në vendin e tretë mes shteteve të origjinës për numrin e personave të rikthyer, pas Turqisë dhe Gjeorgjisë.

Raporti tregon se në tremujorin e parë të vitit, 108 475 shtetas nga vende jashtë Bashkimit Evropian morën urdhër për t’u larguar nga territori i një shteti anëtar. Nga këta, 34 550 persona u kthyen në vendet e tyre të origjinës pas zbatimit të urdhrave.

Të lidhura

None found

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2025, urdhrat për largim kanë shënuar një rënie prej 12.8%, ndërsa numri i kthimeve është rritur me 8.1%.

Sa i takon personave që morën urdhër për të lënë territorin e BE-së, në krye të listës qëndrojnë shtetasit algjerianë me 11 105 raste. Pas tyre vijnë marokenët me 6 435 dhe sirianët me 5 335.

Për kthimet në vendet e origjinës, vendin e parë e mbajnë shtetasit turq me 3 555 persona, ndërsa më pas renditen gjeorgjianët me 2 060 dhe shqiptarët me 2 050.

Sipas të dhënave të Eurostat, shqiptarët përfaqësojnë 5.9% të totalit të personave të kthyer nga Bashkimi Evropian në këtë periudhë. Në raport me tremujorin e katërt të vitit 2025, numri i shqiptarëve të rikthyer rezulton të jetë rritur me 4.6%.

Mes shteteve anëtare, Gjermania regjistroi numrin më të lartë të kthimeve drejt vendeve të treta, me 7 300 persona. Pas saj renditen Franca me 3 775 dhe Polonia me 2 660.

Raporti nënvizon gjithashtu se 59.6% e kthimeve nga Bashkimi Evropian janë realizuar në mënyrë vullnetare, ndërsa 40.4% kanë qenë kthime të detyruara.


Shtuar 1.07.2026 01:02

casibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetHoliganbetmeritbetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetbetciojojobet girişcasibomJojobetbetcio