Dy përplasje rrugore brenda pak minutash në Pogradec, një 32-vjeçar humb jetën dhe disa persona plagosen

Pasditen e kësaj të marte, në Pogradec janë shënuar dy aksidente rrugore në një interval të shkurtër kohor. Sipas dyshimeve paraprake, reshjet e shiut dhe lagështia në rrugë mund të kenë ndikuar në humbjen e kontrollit të automjeteve.

Aksidenti i parë u regjistrua në Qafë Pllocë, në aksin e ri rrugor, ku drejtuesi i një furgoni humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat anësore të rrugës.

Të lidhura

None found

Për shkak të përplasjes së fortë, shoferi mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Bashkiak të Pogradecit, por nuk arriti të mbijetojë.

“Drejtuesi i mjetit Amarildo Islamaj është 32 vjeçari nga Vlora i cili ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës në të dy krahët e saj. Goditja ka qenë shumë e fortë dhe shoferi ka marre dëme të mëdha, që i kanë shkaktuar humbjen e jetës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”, njofton policia.

Një tjetër aksident ka ndodhur edhe në aksin Pogradec–Lin, pranë fshatit Pojskë. Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i bllokuar në automjet, çka ka bërë të nevojshme ndërhyrjen e shërbimeve të emergjencës.

Forcat e policisë dhe grupet hetimore kanë shkuar në të dy vendet ku ndodhën aksidentet dhe po vijojnë punën për të zbardhur rrethanat e plota të tyre.


Shtuar 1.07.2026 01:05

casibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetHoliganbetmeritbetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetbetciojojobet girişcasibomJojobetbetcio