Jugu i vendit është përfshirë nga paqëndrueshmëri atmosferike, me erë të fortë dhe reshje shiu që kanë prekur disa zona të bregdetit.
Në Radhimë, pushuesit janë detyruar të braktisin plazhin për shkak të erës së fuqishme, e cila ka vështirësuar qëndrimin pranë detit dhe ka sjellë një ndryshim të ndjeshëm të kushteve të motit.
Të lidhura
None found
Reshje intensive shiu janë regjistruar edhe në Himarë, ku shumë pushues janë larguar nga plazhet, duke ndërprerë aktivitetet e tyre në bregdet.
