Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, përmes Drejtorisë Rajonale Tiranë, ka ndaluar me iniciativë punonjësin e Policisë së Shtetit E. M., i cili dyshohet për veprën penale “Dhuna në familje”, të parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
Masa u mor pas veprimeve të menjëhershme hetimore, të ndërmarra mbi dyshimet se ai kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur. Pas shqyrtimit të rrethanave dhe me autorizimin e prokurorit, AMP vendosi ndalimin e tij.
Të lidhura
None found
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndërsa personi i ndaluar është vënë në dispozicion të organit të akuzës për vijimin e procedurave ligjore.
AMP thekson se mbetet e angazhuar për mbrojtjen e ligjshmërisë, garantimin e llogaridhënies dhe rritjen e besimit të qytetarëve te institucionet e zbatimit të ligjit.
