IPK njofton hetim zyrtar për pretendimet ndaj policëve gjatë shënimit të Vidovdanit në Gazimestan

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka bërë të ditur se do të hetojë pretendimet sipas të cilave zyrtarë policorë kanë keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht personat e ndaluar gjatë shënimit të Vidovdanit në Gazimestan, afër Prishtinës, më 28 qershor.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë (REL), IPK-ja tha se, edhe pse nuk ka marrë asnjë ankesë, procedurat hetimore do të nisin sipas detyrës zyrtare.

Të lidhura

None found

Gjatë aktivitetit të Vidovdanit në Gazimestan, Policia e Kosovës ndaloi 37 persona. Për 36 prej tyre, Gjykata Themelore në Prishtinë ka ngritur akuza për “shkaktim të trazirave dhe cenim të rendit dhe qetësisë publike”, ndërsa vendimi pritet të bëhet i ditur më 1 korrik. Ndërkohë, një person tjetër është dënuar me gjobë.

Avokati Nikolla Todoroviq tha se të akuzuarit janë kryesisht serbë nga Serbia dhe nga vende të rajonit, duke shtuar se dokumentet e tyre personale janë konfiskuar deri në shpalljen e vendimit.

Çdo 28 qershor, serbë nga Kosova, Serbia dhe vende të rajonit mblidhen tradicionalisht në Gazimestan, afër Prishtinës, për të përkujtuar betejën kundër Perandorisë Osmane më 1389.

Pas këtij rasti, në opinion qarkulluan pretendime se disa nga të ndaluarit janë përballur me keqtrajtim fizik dhe psikologjik nga disa zyrtarë policorë, të cilët, sipas këtyre pretendimeve, i kanë qëlluar me shuplaka, i kanë rrahur, ofenduar e poshtëruar, si dhe i kanë detyruar të brohorasin “Kosova Republikë”.

Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur t’i vërtetojë këto pretendime në mënyrë të pavarur.

Për këtë çështje ka nisur hetim sipas detyrës zyrtare edhe Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë, i cili ka kërkuar informacione nga institucionet përgjegjëse për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit që lidhen me ndalimin e disa dhjetëra personave në Gazimestan.

Po ashtu, Avokati i Popullit i Serbisë, Zoran Pashaliq, i është drejtuar Avokatit të Popullit të Kosovës, Naim Qelaj, me kërkesë që, brenda kompetencave të tij, të zhvillojë urgjentisht hetime për të gjitha rrethanat e ndalimit të një numri më të madh qytetarësh të përkatësisë etnike serbe pas shënimit të Vidovdanit në Gazimestan.

“Avokati i Popullit ka kërkuar nga zoti Qelaj që të përcaktojë nëse gjatë privimit nga liria, ndalimit dhe fillimit të procedurave për kundërvajtje janë respektuar standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtën për liri dhe siguri, të drejtën për t’u informuar për arsyet e privimit nga liria, të drejtën për qasje te mbrojtësi, të drejtën për një gjykim të drejtë, si dhe ndalimin e diskriminimit mbi çfarëdo baze”, thuhet në njoftim.

Në të njëjtin njoftim bëhet e ditur se Avokati i Popullit i Serbisë, lidhur me këtë rast, u është drejtuar edhe institucioneve të Bashkimit Evropian në Bruksel, ambasadave të vendeve të Quint-it, si dhe Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Prishtinë.

Reagim për rastin ka pasur edhe nga Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe, e cila theksoi se pretendimet për keqtrajtim fizik dhe psikologjik ndaj personave të ndaluar duhet të hetohen.

“I bëjmë thirrje Avokatit të Popullit, Inspektoratit Policor, organeve kompetente gjyqësore dhe prokuroriale, si dhe misioneve ndërkombëtare, veçanërisht OSBE-së dhe EULEX-it [Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë], që, në përputhje me mandatet e tyre, të sigurojnë një verifikim të plotë, të pavarur dhe profesional të të gjitha rrethanave”, thuhet në njoftimin e Dioqezës.

Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën i ka dënuar ndalimet e kryera gjatë shënimit të Vidovdanit në Gazimestan, duke i cilësuar ato si “akt të turpshëm dhe të papranueshëm të represionit”.

Gazimestani në Kosovë njihet edhe për fjalimin që mbajti aty në vitin 1989 udhëheqësi i atëhershëm i Serbisë, Sllobodan Milosheviq. Ky fjalim përmendet shpesh si një hyrje në konfliktet e armatosura që pasuan shpërbërjen e ish-Jugosllavisë. / REL


Shtuar 30.06.2026 16:19

Tags: , ,
Meritkingcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpascasibomKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabetHoliganbetnakitbahisJojobetjojobetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetbetciojojobet girişcasibomJojobet