Pesë vatra zjarri mbeten aktive në Maqedoninë e Veriut

Deri në orën 12:00 të ditës së sotme, në territorin e RMV-së janë evidentuar shtatë zjarre në hapësira të hapura. Sipas njoftimit të Qendrës për Menaxhim me Kriza, pesë prej tyre vijojnë të jenë aktive, ndërsa dy janë vënë nën kontroll dhe janë shuar.

Të lidhura

None found

Një nga zjarret aktive është regjistruar në komunën Shuto Orizarë, pranë “Xhidi komerc”, ku po digjen mbeturina dhe bar i thatë. Një tjetër vatër ndodhet në komunën e Nagoriçanit të Vjetër, në fshatin Rugince, ku flakët kanë përfshirë bimësi të ulët, kashtë dhe bar të thatë.

Ndërkohë, në fshatin Sretenovo të komunës së Dojranit po digjet pyll. Dy zjarret e tjera aktive janë në territorin e Velesit: njëri përgjatë autostradës Veles – Shtip, afër Çoloshevo, ku janë përfshirë nga zjarri bimësia e ulët dhe bari i thatë, ndërsa tjetri në deponinë e qytetit, ku po digjen mbeturina.

Sa u përket zjarreve të shuar gjatë ditës së sotme, njëri ka qenë në komunën Dollneni, në fshatin Zhitoshe pranë shkollës, ku digjeshin bimësi e ulët dhe bar i thatë. Zjarri tjetër ishte në zonën e fshatit Kukureçani të Manastirit, ku flakët kishin kapluar mbeturina.


Shtuar 30.06.2026 13:48

casibom güncel girişcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpascasibomKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabetHoliganbetnakitbahisJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetjojobet girişimajbetbetciojojobet giriş