Në Dragash vihet në pranga edhe babai i të dyshuarit për vrasjen e imamit

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se është arrestuar personi i dyshuar për vrasjen e imamit në Dragash, ndërsa në arrestim ka përfunduar edhe babai i tij.

Sipas prokurorisë, ndaj babait të të dyshuarit është ndërmarrë masa e ndalimit pasi dyshohet se, pas therjes me thikë, nuk i ka ofruar ndihmë viktimës.

Të lidhura

None found

Në njoftim thuhet: “Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari B.H., është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Po ashtu, është ndaluar për 48 orë edhe babai i tij, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Mosdhënia e ndihmës”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”

Organi i akuzës ka sqaruar se B.H., pas kryerjes së veprës penale, fillimisht kishte qenë në arrati, por më pas, falë veprimeve intensive operativo-hetimore të Policisë së Kosovës, është lokalizuar dhe arrestuar.

Sipas prokurorisë, rasti ka ndodhur më 29 qershor 2026, rreth orës 23:15, në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku viktima, që ishte imam i fshatit, u privua nga jeta me mjet të mprehtë (thikë).

Njoftimi bën të ditur se vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.

Po ashtu, në njoftim thuhet: “Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke vazhduar hetimet intensive për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje. Brenda afatit ligjor, Prokuroria do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.”


Shtuar 30.06.2026 12:27

Perabetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpascasibomKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabetHoliganbetnakitbahisJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetjojobet girişimajbetbetcio