Përpara Parlamentit janë regjistruar sërish tensione, kësaj radhe në përballjen mes protestuesve dhe forcave të rendit e të sigurisë. Teksa brenda sallës vijon seanca plenare, jashtë situata është përshkallëzuar në kontakt fizik.
Nga pamjet e siguruara në vendngjarje dallohet një përplasje e fortë mes disa qytetarëve protestues dhe punonjësve të policisë pranë perimetrit të jashtëm të institucionit. Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, ndërsa efektivët kanë reaguar menjëherë për t’i larguar.
Të lidhura
None found
Gjatë këtij momenti, përplasja është shoqëruar edhe me tone të larta dhe tension verbal. Mes shtyrjeve dhe rrëmujës, dëgjohen qartë thirrjet e protestuesve, të cilët u kërkojnë efektivëve të ndalojnë ndërhyrjen.
“Mos na prek me dorë! Jo provokime! Mos i shto tensionet!”, dëgjohen të thërrasin qytetarët e revoltuar në drejtim të policisë.
Ndërkohë, protestuesit janë zhvendosur sërish përpara Parlamentit.
