E përditshmja zvicerane i kushton vëmendje protestave në Tiranë: kërkohet largimi i Ramës

Protestat që zhvillohen në Tiranë prej 31 ditësh kanë tërhequr tashmë edhe vëmendjen e mediave të huaja. Gazeta zvicerane Aargauer Zeitung i ka kushtuar një analizë të zgjeruar lëvizjes protestuese në Shqipëri, duke e trajtuar përmes pesë pyetjeve dhe përgjigjeve mbi shkaqet e kundërshtimit, projektin e debatueshëm dhe qëndrimin e qeverisë.

Sipas kësaj mediaje, prej javësh mijëra qytetarë dalin çdo mbrëmje në kryeqytet për të protestuar kundër një projekti luksoz, ndërsa flamingot rozë prej shkume që mbahen në duar gjatë marshimeve janë kthyer në shenjën identifikuese të lëvizjes, e njohur tashmë si “Revolucioni i Flamingove”.

Të lidhura

None found

Pyetja e parë që ngre analiza është pse po protestohet në Tiranë. Prej javësh, çdo mbrëmje, mijëra persona mblidhen në kryeqytetin shqiptar për të marshuar kundër një projekti luksoz ndërtimi, ku përfshihet një kompani e Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump.

Këto demonstrata kanë marrë vëmendje ndërkombëtare, edhe për shkak të figurave të flamingove që protestuesit mbajnë lart dhe që i kanë dhënë kësaj lëvizjeje të re emrin “Revolucioni i Flamingove”. Protestat vijojnë prej javësh dhe, megjithëse pjesëmarrësit nuk përfaqësojnë një parti të caktuar, pothuajse të gjithë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sa i takon projektit që pritet të ndërtohet, ai përbëhet nga dy pjesë: një resort i vogël në ishullin e Sazanit, ish-bazë ushtarake e pabanuar që prej periudhës së komunizmit, si dhe një zhvillim ndërtimor në një zonë bregdetare pranë Lagunës së Nartës.

Kjo hapësirë ndodhet aktualisht nën mbrojtje natyrore dhe është habitat i specieve të ligatinave, mes tyre edhe flamingot. Projekti parashikon ndërtimin e hoteleve, apartamenteve, vilave dhe një marine për jahte.

Në analizë përmendet edhe Fatma Paja, e cila punon me dorë duke prodhuar flamingo prej shkume që përdoren në protestat kundër projektit të zhvillimit bregdetar në perëndim të Shqipërisë. Sipas ambientalistëve, projekti ka shkaktuar zemërim sepse do të dëmtonte në mënyrë të pakthyeshme natyrën e paprekur deri më tani dhe një habitat unik.

Protestuesit kërkojnë pezullimin e projektit, duke nënvizuar mungesën e transparencës dhe faktin se në shumë nisma të ngjashme nuk janë respektuar standardet mjedisore.

Në pjesën që trajton se kush qëndron pas “Revolucionit të Flamingove”, media zvicerane ndalet te figura si ajo e artistes Fatma Paja. Ajo jeton në Tiranë dhe drejton një studio krijuese së bashku me dy motrat e saj.

28-vjeçarja, bashkë me artistë të tjerë, ka realizuar flamingot e prera prej shkume që tashmë janë bërë pjesë e pandarë e tubimeve të mbrëmjes. “Unë jam kundër një projekti elitist, që bllokon dhe shkatërron një zonë plotësisht të mbrojtur,” thotë ajo.

“Ai nuk ka asnjë bazë ligjore dhe nuk mbështetet nga asnjë studim mbi dëmet që do t’i shkaktojë mjedisit dhe natyrës.” Sipas saj, arti është përdorur prej kohësh si mjet “për të shprehur padrejtësitë dhe pakënaqësinë që lidhen me jetën e përditshme të njerëzve në Shqipëri”, deklaroi Paja për agjencinë e lajmeve AP, teksa lyente rozë një flamingo për demonstratën e mbrëmjes.

Gjatë marshimeve, ajo drejton edhe thirrje me megafon si: “Shqipëria nuk është në shitje!”, “Larg duart nga Narta!”. “Ky protestë i ka motivuar njerëzit të ngrenë zërin e tyre,” shprehet ajo.

Mes pjesëmarrësve të parë të kësaj lëvizjeje ishte edhe Arben Kola. 46-vjeçari punon prej më shumë se dhjetë vitesh si udhërrëfyes turistik dhe shoqëron vizitorë në vende historike e zona natyrore në të gjithë Shqipërinë, përfshirë edhe hapësirën ku planifikohet ndërtimi.

Për Kolën, përparimi i këtij projekti përbën një tjetër dëshmi se qeveria po e keqpërdor pushtetin e saj. Për këtë arsye, ai iu bashkua protestës që në ditët e para. “Shqipëria përballet me një nivel të lartë korrupsioni, i lidhur me privatizimin dhe faljen e tokave, plazheve, luginave dhe lumenjve,” i tha ai agjencisë Associated Press (AP), ndërsa shoqëronte një grup turistësh në Tiranë.

Sot, Kola është kthyer në një nga zërat që drejtojnë turmën përmes megafonit. Ai thotë se mbetet i habitur nga përmasat që kanë marrë protestat. “Nuk e kishim menduar se protesta do të merrte këto përmasa,” shprehet ai. Sipas tij, shpesh e pyesin nëse lëvizja do të vazhdojë, por përgjigjja është e thjeshtë: “Kjo varet nga njerëzit”.

Në analizë trajtohet edhe reagimi i qeverisë. Kryeministri Edi Rama e paraqet këtë projekt si me rëndësi themelore për Shqipërinë, e cila synon të hyjë në tregun e turizmit luksoz dhe të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, si edhe të tërheqë investitorë të tjerë të mëdhenj.

Turizmi në Shqipëri ka njohur rritje të fortë në vitet e fundit dhe gjithnjë e më shumë vizitorë po zgjedhin të shijojnë vijën e gjerë dhe të paprekur bregdetare të vendit. Sipas medias, kjo duket se ka lënë mbresa edhe te Jared Kushner dhe Ivanka Trump, të cilët në muajin maj treguan në një podcast se vendndodhjen e projektit e kishin zbuluar gjatë një udhëtimi me varkën e një miku.

Ndërkohë, autoriteti shqiptar kundër korrupsionit ka hapur një hetim për këtë projekt. Qeveria pretendon se toka është pronë private, megjithëse ka versione kundërshtuese për mënyrën se si është privatizuar.

Edi Rama vijon ta mbrojë projektin e debatueshëm turistik në bregdetin e Adriatikut, ndërsa kritikët e akuzojnë qeverinë e tij për korrupsion dhe keqpërdorim të pushtetit shtetëror. Në një intervistë për Associated Press (AP), Rama i hodhi poshtë së fundmi kundërshtimet e ambientalistëve, duke i cilësuar si pasojë e keqinformimit.

Sipas tij, një vlerësim zyrtar i ndikimit në mjedis nuk ka nisur ende, pasi arkitektët ndërkombëtarë dhe ekspertët e mjedisit vazhdojnë të punojnë mbi planin urbanistik të projektit. Megjithatë, Arben Kola ka bindjen se projekti po shtyhet përpara me ritme shumë të shpejta.

Ai thekson se tashmë ka nisur pastrimi i sipërfaqeve përmes prerjes së bimësisë brenda një zone të mbrojtur natyrore.

Një tjetër element që veçon analiza është pjesëmarrja e njerëzve më të moshuar në protesta. Ndryshe nga shumë protesta të tjera që Shqipëria ka përjetuar në më shumë se tre dekada demokraci, këtë herë po shtohet numri i pensionistëve që bashkohen me të rinjtë.

Mes tyre është Bujare Ishmi, 70 vjeçe, ish-inxhiniere, e cila merr pjesë pothuajse çdo mbrëmje dhe mban një pankartë ku shkruhet: “Ju keni pushtetin e kriminalitetit, ne kemi pushtetin e së vërtetës.”

Bujare Ishmi, 70 vjeçe, është shndërruar në një figurë simbolike të protestave kundër projektit të debatueshëm turistik në Shqipëri. Ajo kërkon më shumë transparencë dhe shtet ligjor në projektet e mëdha shtetërore.

Kur ajo mbërrin, protestuesit brohorasin “Nona! Nona!”. Fjala “Nona” është një nofkë përkëdhelëse shqiptare për një anëtare të moshuar femër të familjes dhe tregon se ajo konsiderohet matriarkja e protestave.

Ishmi, bashkëshorti i së cilës ishte ish-i burgosur politik dhe viktimë e diktaturës 40-vjeçare të Enver Hoxhës, e përshkruan demokracinë shqiptare si “gjysmake”. Ajo thotë se nuk është kundër investimeve të huaja, por mbetet e shqetësuar për mungesën e transparencës.

“Investimet sjellin përparim, por duhet të respektohen kushtet dhe rregullat e duhura.”


Shtuar 30.06.2026 10:48

Perabetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpascasibomjojobet girişKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabetHoliganbetnakitbahisJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetjojobet girişimajbetjojobetbetcio