Një informatë për praninë e një mjeti shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë është pranuar rreth orës 08:00 të mëngjesit.
Konfirmimi për rastin është dhënë nga Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.
Të lidhura
None found
Sipas tij, menjëherë pasi është marrë njoftimi, Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurinë në atë pjesë, ndërsa qytetarët janë evakuuar nga një perimetër i caktuar.
Në vendngjarje janë angazhuar njësitet përkatëse të policisë, të cilat po merren me trajtimin dhe verifikimin e informatës.
