Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhjen me protestën e bizneseve në zonën e Lungomares, të cilët kërkojnë zgjatjen e orarit të lejuar për mbajtjen e muzikës, teksa i jemi afruar kulmit të sezonit turistik.
Rama shprehet se nga dita e nesërme, lejimi i muzikës do të jetë deri në orën 23:00, dhe të gjithë ata që duan të këndojnë dhe të kërcejnë përtej kësaj ore, bëjnë mirë që të organizohen në natyrë.
Postimi i plotë i Ramës:
Protestë në Lungomare për muzikën?
1.Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetra linja burime menjëherë
2.E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi tē drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit
3.Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike.