Protesta që po mbahet në Tiranë ka hyrë sot në ditën e saj të 30-të, ndërsa Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka nisur procedim penal ndaj 31 shtetasve.
Sipas policisë, këta persona akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Të lidhura
None found
Në njoftimin zyrtar thuhet se, në kuadër të veprimeve procedurale të ndërmarra për tubimin e zhvilluar në kryeqytet, strukturat e Policisë së Tiranës proceduan shtetasit: Sh. B., B. K., A. J., V. D., A. K., L. K., R. S., I. Rr., S. E., M. Y., J. S., E. L., I. Gj., F. H., I. M., K. P., R. Sh., E. Q., B. S., A. N., A. D., F. H., Xh. P., G. P., Sh. G., I. Xh., D. D., A. K., A. R., R. D. dhe A. K.
Autoritetet sqaruan se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, pjesëmarrësit në këtë protestë që vijon prej 30 ditësh rresht kanë njoftuar se do ta vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.
