Në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjatë ditës së sotme, do të zhvillohet një takim me kryetarët e degëve të partisë, të thirrur nga kreu i saj, Lumir Abdixhiku.
Ndërkohë, sipas raportimit të Klankosova.tv, në objekt kanë filluar të arrijnë edhe anëtarët e kryesisë së kësaj force politike.
Të lidhura
None found
Ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht arsyeja e kësaj mbledhjeje nga kryetari Lumir Abdixhiku. Megjithatë, pak çaste para hyrjes në selinë e partisë, Lutfi Haziri u ndal para mediave dhe deklaroi se “është më se e ditur që po mbahej një mbledhje e kryesisë për shkak të rezultateve të fundit të zgjedhjeve të qershorit, për të biseduar më gjerësisht rreth procesit dhe rezultateve të LDK-së”, siç u shpreh gazetarja.
Pas përfundimit të takimit, pritet që përfaqësues të LDK-së të dalin me deklarata për mediat.
