Ish-këshilltari i Clinton: Projekti në Sazan mund t’i japë Shqipërisë një pamje krejtësisht të re

I ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania nga Esmeralda Mulaj, ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, komentoi një sërë çështjesh, mes tyre edhe investimet e huaja në Shqipëri, me fokus të veçantë te projekti në Sazan.

Gjatë bisedës, Hyland theksoi lidhjet e hershme historike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke folur për projektin e propozuar nga Jared Kushner, ai e përshkroi atë si një mundësi të madhe ekonomike me përmasa ndërkombëtare.

Të lidhura

None found

“SHBA ka një histori të gjatë me Shqipërinë. Po të mos ishte presidenti Willson, shpërbërja e Shqipërisë do të çonte në mos ekzistencën e saj.

Ne kemi pasur një grua në SHBA që donte të bëhej mbretëreshë e Shqipërisë. Mbështetësit amerikanë nuk kanë rreshtur së foluri për Shqipërinë dhe shqiptarët e radhës në administratën amerikane.

Shqipëria duhet të jetë e hapur për investimet. Sa i takon projektit të Kushner-it, ai është një projekt shumëkombësh nga SHBA, Arabia Saudite dhe investitorë që vijnë nga e gjithë bota dhe nga investimet ndërkombëtare. Shqipëria ka shumë ngjyra, si ato që përdor kryeministri juaj.

Askush nuk është më i shqetësuar për mbrojtjen e zonave të mbrojtura sa unë dhe ishulli ku do të investohet është në një farë mënyre i rrënuar dhe investitorët do të derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar, pra kjo është në një farë forme një lloj dhurate për Shqipërinë.

Unë kam vizituar shumë parqe kombëtare të Shqipërisë dhe në këto pika ka hotele, ka resorte dhe mbështes hipotezën që këto investime të jenë të hapura për qytetarët, në mënyrë që ata ta përjetojnë atë investim”, u shpreh ai.

Sipas Hyland, ishulli i Sazanit ndodhet aktualisht në një gjendje të degraduar dhe investimi i parashikuar me miliarda dollarë do të sillte një transformim të madh, duke i dhënë vendit, sipas tij, një pamje tërësisht të re.

Ai shtoi gjithashtu se ka vizituar shumë parqe kombëtare në Shqipëri, ku ka parë hotele dhe resorte, ndërsa mbështeti idenë që investime të tilla të jenë të aksesueshme për qytetarët, në mënyrë që edhe ata të kenë mundësi t’i përjetojnë.


casibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetkavbetGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomgrandpashabetcasibombetpascasibomjojobet girişKickmatbetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişimajbet