Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pikën Kufitare të Vërmicës, ku si pasojë e një aksidenti ka ndërruar jetë polici Rexhep Gashi.
Sipas informacioneve zyrtare të Policisë së Kosovës, ngjarja është raportuar rreth orës 02:40, pas mesnate. Veterani i UÇK-së, Rexhep Gashi dyshohet se është goditur për vdekje nga një automjet gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Të lidhura
None found
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante policore, ndërsa vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar.Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë Policia e Kosovës.
