Ancelotti i bën thirrje Brazilit të ruajë qetësinë dhe karakterin përpara sfidës me Japoninë

Carlo Ancelotti u ka kërkuar futbollistëve të Brazilit të tregojnë karakter, qetësi dhe qartësi në lojë përpara ndeshjes ndaj Japonisë në fazën e 1/16 së finales së Kupës së Botës.

Të lidhura

None found

Për teknikun italian, dueli që do të luhet në Houston përfaqëson “finalen e parë” të Seleçaos në këtë Botëror, ndërsa ai theksoi se Japonia nuk duhet nënvlerësuar, veçanërisht pas suksesit 3-2 që japonezët arritën ndaj Brazilit në një miqësore të zhvilluar në tetor.

“Do të na duhet një mentalitet shumë i fortë, shumë zemër dhe ide të qarta. Duhet të jemi të përgatitur për gjithçka që mund të ndodhë në një ndeshje me eliminim direkt, sepse në këto përballje mund të ndodhë vërtet çdo gjë”.

Ai u shpreh i bindur se skuadra e tij vjen e përgatitur për këtë përballje, duke nënvizuar gjendjen e mirë të grupit pas rezultateve të fundit.

“Besoj se skuadra është e gatshme, e motivuar dhe me vetëbesim. Dy ndeshjet e fundit kanë shkuar mirë dhe ne do të jemi të përgatitur për çdo situatë”.

Edhe pse bëhet fjalë për një takim me peshë të madhe, Ancelotti u përpoq të largojë sa më shumë ngarkesën psikologjike nga lojtarët e tij.

“Në fund të fundit, mbetet një ndeshje futbolli, edhe pse është pjesë e një eventi të jashtëzakonshëm si Kupa e Botës”.

Sipas tij, çelësi do të jetë administrimi i duhur i presionit dhe përqendrimi te detyrat që duhen zbatuar në fushë, si në fazën mbrojtëse ashtu edhe në atë sulmuese.

“Duhet të dish si ta menaxhosh presionin duke qëndruar i fokusuar te ajo që duhet bërë në fushë. Do të duhet të kujdesemi për çdo aspekt të lojës, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, duke luajtur si ekip”.

Trajneri shtoi se përballë Brazilit do të jetë një skuadër e fortë dhe e organizuar, ndaj qartësia në ide do të ketë rol vendimtar.

“Po përballemi me një kundërshtar të fortë, të organizuar dhe me cilësi, ndaj të kesh ide të qarta do të jetë vendimtare”, deklaroi ai.

Ancelotti vlerësoi gjithashtu peshën që mund të ketë përvoja e futbollistëve të tij në një sfidë të tillë, duke e konsideruar atë një element shumë të rëndësishëm.

“Është një faktor shumë i rëndësishëm. Brazili ka shumë lojtarë me përvojë të madhe, të cilët e dinë saktësisht se si duhet përgatitur dhe luajtur në ndeshje të këtij niveli. Pikërisht për këtë arsye jam shumë i sigurt”.

Kujtojmë se ndeshja mes Brazilit dhe Japonisë është planifikuar të nisë në orën 19:00.


Perabetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetkavbetGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpascasibomjojobet girişKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetjojobet girişimajbetjojobetbetcio