Sipas raportimeve të gazetarit Florian Plettenberg, Chelsea vazhdon të jetë në garë për të afruar Granit Xhakën gjatë kësaj vere.
Të lidhura
None found
Pas refuzimit të menjëhershëm të ofertës së parë prej 8 milionë eurosh, Blutë pritet që të hënën të hyjnë në një tjetër raund bisedimesh me Sunderlandin.
Klubi anglez ka bërë të ditur, si në publik ashtu edhe në komunikime private, se kapiteni i skuadrës nuk është në treg dhe se nuk planifikon të marrë në shqyrtim oferta të tjera për mesfushorin shqiptar.
Pavarësisht këtij qëndrimi, Xhaka vazhdon të jetë i hapur për një kalim te “Stamford Bridge”, pasi synon të ribashkohet me Xabi Alonson, me të cilin bashkëpunoi me sukses te Bayer Leverkuseni.
“Transferimi mbetet i vështirë, por në këtë fazë nuk ka dështuar”, ka shkruar Plettenberg në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se Chelsea mund të vijojë përpjekjet për të bindur Sunderlandin.
Në të njëjtën kohë, Xhaka është i përqendruar te Kampionati Botëror 2026, ku me Zvicrën ka siguruar fazën e eliminimit direkt, aty ku e pret përballja me Algjerinë.

