Gjykata e Lartë ka vendosur të mos e pranojë rekursin e ish-kryebashkiakut të Rrogozhinës, Edison Memolla, duke lënë kështu të pandryshuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila e dënoi me 1 vit burg.
Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga Genti Shala në rolin e relatorit, si edhe nga anëtarët Ilir Panda dhe Albana Boksi.
Të lidhura
None found
Memolla, që aktualisht po vuan dënimin në burgun e Rrogozhinës, është shpallur fajtor në dy shkallë të gjyqësorit për korrupsion në zgjedhje.
Pasi Gjykata e Posaçme e Apelit shpalli vendimin më 9 shkurt 2026, ai u vetëdorëzua në polici dhe më pas u dërgua në institucionin e vuajtjes së dënimit.
