Një aksident trafiku është regjistruar në Shkup, ku janë përfshirë një automjet dhe një moped, ndërsa si pasojë një person ka mbetur i lënduar.
Sipas njoftimit të MPB-së, më 26.06.2026, rreth orës 00:20, në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin “Jane Sandanski” në Shkup kishte ndodhur një aksident rrugor mes një veture të tipit “Seat” me targa të Shkupit, që drejtohej nga S.T. (31) nga Shkupi, dhe një mopedi po ashtu me targa të Shkupit, të cilin e ngiste A.S. (19) nga Shkupi.
Të lidhura
None found
Nga aksidenti, drejtuesi i mopedit ka marrë lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Nga MPB bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes është kryer këqyrje nga një ekip hetimor i SPB Shkup.
