Mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, deputeti britanik “shuplakë” Ramës: Të rinjtë shqiptarë duan të largohen nga vendi, nuk marr leksion mbi sovranitetin nga ju

Në një kohë kur prej një muaji qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Rama, ky i fundit ka marrë një “goditje” nga deputeti britanik Andrew Rosindell.

Teksa i referohet një deklarata të disa muajve më parë të kryeministrit ku deklaronte se, “Britania e la Evropën sepse donte më pak anije dhe ka më shumë anije. E la Evropën sepse donte më shumë investime. Ka më pak investime”, sot deputeti Rosindell shkruan se Rama është i lirë të komentojë për Britaninë e Madhe, por se edhe ai ka të drejtë të shprehë mendimin e tij për Shqipërinë.

Të lidhura

None found

Në një postim në platformën X, Rosindell shkruan se gjatë vizitës së tij në Tiranë vitin e kaluar ka biseduar me shumë të rinj shqiptarë, të cilët, sipas tij, i kanë shprehur dëshirën për t’u larguar nga vendi.

Në fund, deputetit britanik shprehet se nuk merr leksione mbi sovranitetin nga një kryeministër i huaj.

“Kryeministri Rama është i lirë të komentojë për Britaninë, ashtu siç jam i lirë të komentoj për Shqipërinë. Vitin e kaluar fola me shumë të rinj shqiptarë në Tiranë, të cilët më thanë se donin të largoheshin nga vendi, gjë që do të bëhet edhe më e mundur me hyrjen e Shqipërisë në Shengen. Në vitin 2022, shtetasit shqiptarë ishin grupi më i madh që mbërriti ilegalisht me anije të vogla në Mbretërinë e Bashkuar. Pyetja e vërtetë është pse kaq shumë të rinj shqiptarë ndienin se duhej të largoheshin nga vendi i tyre në radhë të parë. Do të marr leksione mbi sovranitetin nga populli britanik, jo nga një kryeministër i huaj. Brexit kishte të bënte me vetëqeverisjen demokratike dhe ky parim mbetet po aq i rëndësishëm sot sa kurrë më parë”, shkruan deputeti britanik.

 


Shtuar 26.06.2026 14:14

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingjojobetcasinoroyalbetparkbetpark girişbetpark girişbetparkGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetholiganbetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetbetparkcasibomtimebetjojobet girişPadisahbetJasminbetJasminbetmeritkingUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetmarsbahisholiganbet