Ministri i Bujqësisë i Kosovës: Po rishikojmë barrierat administrative për tregtinë me Shqipërinë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, mirëpriti në Tiranë homologun e tij nga Kosova, Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, në kuadër të një vizite dyditore zyrtare, gjatë së cilës u nënshkruan dy marrëveshje bashkëpunimi mes ministrive respektive.

Marrëveshjet synojnë forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural, duke u fokusuar në dy drejtime kryesore, zhvillimin e shërbimeve këshillimore bujqësore, transferimin e teknologjive dhe nxitjen e inovacionit, si dhe marketingun, promovimin dhe lehtësimin e tregtimit të produkteve agro-ushqimore.

Të lidhura

None found

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Ministri Salla theksoi se nënshkrimi i marrëveshjeve përfaqëson një tjetër dëshmi të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe të vullnetit të përbashkët për ta kthyer bashkëpunimin në rezultate konkrete për fermerët dhe qytetarët.

“Këto marrëveshje vijnë në vijim të takimit të zhvilluar në muajin prill në Prishtinë dhe përbëjnë një hap të rëndësishëm në konkretizimin e angazhimeve të marra nga të dyja palët. Marrëveshjet materializojnë bashkëpunimin tonë në dy drejtime strategjike: zhvillimin e shërbimeve këshillimore bujqësore, transferimin e teknologjive dhe nxitjen e inovacionit në bujqësi, si dhe hartimin e një qasjeje të përbashkët për marketingun, promovimin dhe lehtësimin e tregtimit të produkteve agro-ushqimore,” u shpreh Salla.

Ministri nënvizoi se bujqësia mbetet një sektor me rëndësi strategjike për të dy vendet, me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik, mirëqenien e komuniteteve rurale, krijimin e vendeve të punës dhe garantimin e sigurisë ushqimore.

Sipas tij, marrëveshja për marketingun dhe promovimin e produkteve agro-ushqimore synon rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare dhe kosovare, forcimin e pranisë së tyre në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare, koordinimin e aktiviteteve promovuese dhe pjesëmarrjen në panaire, si dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet operatorëve ekonomikë në të dy vendet.

Ndërkohë, marrëveshja për shërbimet këshillimore, transferimin e teknologjive dhe inovacionin synon modernizimin e sektorit bujqësor përmes forcimit të kapaciteteve profesionale, shkëmbimit të njohurive dhe praktikave më të mira, përmirësimit dhe digjitalizimit të shërbimeve për fermerët, si dhe mbështetjes së tyre me teknologji dhe zgjidhje inovative.

“Këto instrumente bashkëpunimi krijojnë një bazë të qëndrueshme për koordinim institucional dhe zhvillim të përbashkët, duke hapur njëkohësisht mundësi të reja për pjesëmarrje në programe, projekte dhe fonde të Bashkimit Evropian, si dhe të partnerëve të tjerë ndërkombëtarë të zhvillimit,” theksoi Ministri Salla.

Në përfundim, ai shprehu bindjen se marrëveshjet e nënshkruara do të sjellin rezultate konkrete dhe afatgjata për sektorin agro-ushqimor në Shqipëri dhe Kosovë, duke shërbyer si një bazë e fortë për bashkëpunim edhe më të ngushtë në të ardhmen.

Nga ana e tij, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i Kosovës, Armend Muja, theksoi se Shqipëria dhe Kosova po punojnë për përmirësimin e procedurave tregtare dhe reduktimin e pengesave që ndikojnë në qarkullimin e mallrave bujqësore mes dy vendeve.

“Jemi duke rishikuar barrierat administrative që pengojnë lëvizjen e lirë të mallrave. Synimi ynë është të dixhitalizojmë procesin e kontrollit dhe të heqim të gjitha pengesat që ndikojnë në qarkullimin e produkteve mes dy vendeve,” u shpreh Muja.


Shtuar 26.06.2026 14:03

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingcasinoroyalcasinoroyalbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetzirvebetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomtimebetjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet