Ardian Gjini tregon qëndrimin e Aleancës për votimin e Vjosa Osmanit për presidente

Ardian Gjini, lider i Aleancës, doli sot në një konferencë për media.

Në pyetjen nëse Aleanca do ta mbështesë me votë Vjosa Osmanin për presidente, Gjini tha se brenda partisë ekziston unitet i plotë në vendimmarrje dhe se qëndrimet merren në mënyrë të bashkërenduar.

Të lidhura

None found

“Aleanca ka unitet të jashtëzakonshëm në procesin e vendimmarrjes, unik në Kosovë. Vendimet tona kanë me qenë të pastra, të harmonizuara dhe kemi me dalë bashkë,” deklaroi Gjini.

Ai nënvizoi gjithashtu se përkrahja e AAK-së nuk përcaktohet nga synimet personale të individëve për pozita politike.

“A ka me u votu një person që lyp me u bë diçka apo nuk ka me u votu një person që lyp me u bë diçka, nuk varet prej kësaj. Asnjëherë nuk varet prej kësaj,” tha ai.

Sipas Gjinit, partitë politike mund të arrijnë marrëveshje mes tyre pa pengesa, por Aleanca do të marrë vendim vetëm nëse ka zotime të qarta dhe të shkruara.

“Lirisht le ta bëjnë marrëveshjet partitë politike, ne nuk jemi kundër. Por nëse i duhet Aleanca për me zgjidh ngërqin institucional, nuk kemi me ia dhënë vetëm se dikush lyp me u bë kryeministër apo president. Kemi me ia dhënë nëse ka zotim të pastër me shkrim për këto çështje,” u shpreh Gjini.

Ai tha po ashtu se, sipas tij, Kosova nuk duhet të ketë institucione pa një orientim të qartë për zhvillimin e vendit.

“Kosova nuk meriton me pas institucione nëse ato thonë se nuk duan me zhvillu ekonominë e Kosovës, nuk duan me e pavarësu ekonomikisht e energjetikisht, dhe nuk duan me u lidh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” deklaroi Gjini.


Shtuar 26.06.2026 13:24

matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingcasinoroyalcasinoroyalbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetzirvebetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomtimebetjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet