Për vendin, viti 1999 solli ndryshime të mëdha, por për një 57-vjeçar ai mbeti një plagë e hapur që i ndryshoi jetën përgjithmonë. Pas një divorci të dhimbshëm dhe një largimi të papritur, ai humbi çdo lidhje me djalin e tij të mitur.
Në një rrëfim prekës për emisionin “Me zemër të hapur” në News24, të moderuar dhe realizuar nga Evis Ahmeti, 57-vjeçari tregoi se përçarja në familje ndodhi në mënyrën më të rëndë për të. Sipas tij, bashkëshortja u largua duke e lënë djalin e vogël me të, ndërsa për një muaj nuk u interesua për të. Më pas, kur ai ishte nisur si emigrant drejt Italisë, njerëz nga familja e saj morën fëmijën. Sot, babai kërkon ndihmë me shpresën për ta takuar të birin.
Të lidhura
None found
“Me nënën e djalit u njohëm me mblesëri. E njohëm shumë pak njëri-tjetrin. Ishte një gabim nga të dy le ta quajmë. Shte dhe nëna ime gjallë, babai kishte vdekur. Gëzuam, kur erdhi djali. Kishim debate mes nesh, pasi ishte dobësi e saj…Ajo iku dhe djalin e la te unë për 1 muaj. Jetoja me nënën. Ajo interesohej pak. Djali e kërkonte nënën, i thoja; do vijë. Djalin më pas erdhën dhe e morën vëllai dhe motra e saj. Unë kisha ikur në Itali. Ka pasur një informator. Kur u largova nga shtëpia, shkuan dhe ia morën nënës time. Kur e mora vesh që e kishin marrë djalin, bëra disa përpjekje. Por një avokati ynë më tha; djali është mirë. Lere atë punë! Në 2016 djali më ka kërkuar, por kam qen jashtë. Tani dua që ta takoj.”, tha babai.
