Plaurent Dervishaj është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërsa Julian Meçaj ka marrë dënimin me 35 vite burg. Të dy u shpallën fajtorë për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos.
Ngjarja u regjistrua më 1 nëntor 2019, pranë mbikalimit të Shkozetit. Nga sulmi me armë mbetën të plagosur Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, ndërsa shoferi i ish-prokurorit, Andi Maloku, humbi jetën disa ditë më pas në spital.
Të lidhura
None found
