Ështe arrestuar njëri nga autorët e vrasjes së ish-menaxherit të bankës, pasditen e sotme në Itali.
Shqiptari 31-vjeçari quhet Paulin Mecaj dhe është arrestuar nën akuzën e vrasjes se 69 vjeçarit.
Media italian TGR ka publikuar gjithashtu edhe foton e autorit të vrasjes. Hetimet e departamentit operativ të komandës provinciale dhe të policisë së Leçe bënë të mundur që menjëherë të shtrëngohet rrethi dhe të bihet në gjurmët e bashkëpunëtorit që ishte me të.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme ku një ish-menaxher i bankës 69-vjeçar, sapo kishte bërë një tërheqje nga një ATM në degën e Banco di Napoli në San Pietro në Lama, dhe u vra nga dy vëllezër shqiptarë të cilët arriti ti identifikonte bashkëshortja e viktimës.