Dyshohet se është mbytur në liqenin e Farkës, nis kërkimi për trupin e 45 vjeçarit

 

Një 45 vjeçar dyshohet të jetë mbytur mbrëmjen e sotme në liqenin e Farkës.

Kanë qenë familjarët të cilët kanë denoncuar zhdukjen e 45 vjeçarit dhe në varësi të deklaratave të tyre dyshohet se ai mund të jetë mbytur. Polumbarët janë thirrur në ndihmë.

 

Tiranë/Informacion paraprak

Në Liqenin e Farkës, nga deklarimet e para të marra nga familjarët dyshohet se është mbytur në liqen shtetasi B. H., rreth 45 vjeç.

Është bërë njoftimi i polumbarëve për kërkimin e trupit të 45-vjeçarit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Shtuar 17.07.2021 22:14