Tre tonë kokainë me vlerë 225 milionë euro u kapën në Holandë ditën e djeshme. Sipas mediave vendase, lënda narkotike ishte e fshehur brenda një kontejneri me banane.
Kokaina ishte nisur nga Ekuadori dhe kishte destinacion Bazelin në Zvicër, por ajo u ndalua nga autorietet në portin e Roterdamit.
“Është një ndër ngarkesat më të mëdha të drogës. Kokaina u asgjësua” – thuhet në njoftimin e policisë holandeze.
Sipas të dhënave nga autoritetet holandeze, brenda një viti është kapur një sasi prej 50 tonësh kokainë.
Europoli në një deklaratë në muajin prill ngriti alarmin se Europa po “përmbytet” nga lëndët narkotike të cilat kapin shifra marramendëse fitimi.